Manchester City ‘ia zë frymën’ Arsenalit, merr kreun e tabelës me fitoren në derbi
Manchester City ka shënuar fitore tejet të rëndësishme në Premierligë.
“Citizens” mposhtën në udhëtim Arsenalin në ndeshjen e mbetur të javës së 12-të në elitën e futbollit anglez.
De Bruyne kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 24-të, pas një goli të bukur, ku paraprakisht Tomiyasu dhuroi një top për të gabimisht.
Në minutën e 42-të rezultati u barazua në 1:1 nga Bukayo Saka, që ishte i saktë nga penalltia.
Pjesa e dytë i takoi tërësisht kampionit në fuqi të Premierligë.
Grealish shënoi në minutën e 72-të për ta rikthyer epërsinë e Manchester Cityt.
Kurse, 10 minuta më vonë Haaland realizoi për 1:3.
Me këtë fitore, tani Manchester City merr primatin në Premierligë me 51 pikë, aq sa ka edhe Arsenali në vendin e dytë.
Kujtojmë se “Topçinjtë” e kanë edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.