5 pyetje kyçe lidhur më paratë, që duhet t’ia bëni partnerit para se të hidhni hapin e radhës!

5 pyetje kyçe lidhur më paratë, që duhet t’ia bëni partnerit para se të hidhni hapin e radhës!

Në një botë ideale, ju e njihni bashkëshortin tuaj të ardhshëm në nivelet më të thella. I keni parë ata në momentet më të mira, u keni qëndruar pranë në momentet më të vështira dhe keni dëshmuar si reagojnë në situata të caktuara.

Megjihatë, pavarësisht se sa mirë e njihni partnerin tuaj, pa bërë një bisedë të thellë për ta në lidhje me paratë, nuk do e dini kurrë nëse jeni mjaftueshëm të përgatitur për të përballuar së bashku detyrimet financiare të bashkëjetesës, fejesës apo martesës – qofshin këto detyrime ligjore apo praktike.

Ndërsa ka një sërë mënyrash për t’iu qasur martesës si çift, apo edhe bashkëjetesës – ky status i ri do ketë edhe një (ose disa) kontrata financiare, nga një celebrim te një dokument qeraje apo blerjeje.

Nëse thjesht do supozoni se vlerat tuaja financiare përputhen, pa i diskutuar kurrë më parë, mund të jeni duke bërë një gabim trashanik.

Uluni, diskutoni dhe ndoshta zbuloni pikat për të cilat duhet të punoni në këtë aspekt.

Ne ju sugjerojmë ta nisni duke i bërë partnerit këto 5 pyetje të thjeshta, por thelbësore:

1. Si ka qenë jeta jote financiarisht gjatë rritjes?

2. A ke ndonjë borxh?

3. Si do t’i ndajmë shpenzimet dhe përgjegjësitë e tjera financiare mes nesh?

4. Cili është procesi yt për të menaxhuar buxhetin, për të kursyer?

5. Cilat janë synimet dhe ëndrrat e tua financiare?

 

Shpërndaje në: