Për ata që nuk e panë, ky ishte moment kur Pavard ndërhyri ashpër në Messin
Ka përfunduar takimi mes Parisit dhe Bayernit në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.
Bayerni e fitoi takimin me golin e Coman, duke fituar kështu një avantazh të madh për ndeshjen e kthimit, shkruan PEriskopi.
Por, në minutat e fundit, Pavard në një ndërhyrje për ta ndaluar Messin u ndëshkua me karton të kuq dhe u përjashtua nga loja.
Kjo ishte ndërhyrja e tij mjaft e rrezikshme në fituesin e Kupës së Botës.