Sherr i madh në Antalia gjatë fazës përgatitore, lojtarët e ekipit ukrainas rrahën me rusët

Sherr i madh në Antalia gjatë fazës përgatitore, lojtarët e ekipit ukrainas rrahën me rusët

Dje, në një kamp stërvitor në një nga hotelet në Turqi (Royal Seginus), lojtarët dhe stafi i ekipit ukrainas, Minaya rrahën përfaqësuesit e klubit të futbollit rus, Shinnik Yaroslavl.

Gjatë fazës përgatitore, kushti i klubit ukrainas, Minaya-s për organizatorët ishte që të mos kishte ekipe ruse në hotel.

Pas tërmetit në Turqi ka pasur probleme me hotelet dhe Shinnik u akomodua në vendin ku ishte Minaya.

Situata e brendshme çoi në një konflikt. Një nga lojtarët ukrainas i bëri një vërejtje një rusi që po sillej në mënyrë të pahijshme ndaj stafit të hotelit.

Rusi kishte pirë, sipas mediave ukrainas dhe ishte i pasjellshëm. Rusi nuk kërkoi falje dhe thjesht u rrah nga lojtari i Minaya.Më pas lojtari solli bashkëlojtarët e tij për të biseduar me përfaqësuesit e Minayas. Dhe kjo bisedë çoi përsëri në një grindje…

Shpërndaje në: