Praktika të tmerrshme të shqiptarëve në raste të sëmundjeve të ndryshme të përshkruara nga Edith Durham

Praktika të tmerrshme të shqiptarëve në raste të sëmundjeve të ndryshme të përshkruara nga Edith Durham

Edith Durahm tek libri i saj ‘’Për fiset, ligjet e zakonet e ballkanasve’’ tek faqja 334, thotë:

Doktori austriak më tregoi se atë e kishin thirrur një herë te një njeri që po vdiste. Kasollja ishte plot me njerëz; ishte mezi i verës dhe vapa dhe era e keqe nuk përshkruheshin. Para dhjetë ditësh kishin therur një mace të zezë dhe ia kishin vënë të sëmurit në bark ku e mbanin akoma.

Ethet e tifos së zorrëve: Kjo është si epidemi në tërë Ballkanin. Në Shqipëri besonin për të në një ilaç të tmerrshëm.

Jashtëqitja e qenit, e përhapur mbi një gur dhe e tharë në diell, shtypej dhe i jepej të sëmurit me ujë. Më kot u përpoqa t’i ndaloja që t’ia jepnin njërit këtë në një rast, por doza, tashmë ishte përgatitur nga prifti vendës që kishte besim të madh në të. Ky ilaç i neveritshëm përfshihej në Pharmacopeia zyrtare të Vjenës deri më 1795 që të përdorej për dizanterinë dhe dhimbjet gripale.

Sidoqofte, në Shqipëri jetonin akoma njerëzit që e kishin provuar këtë mjekim. Mos përbënte plehu i qenit ndonjë bacil zorrësh që luftonte atë të tifos së zorrëve?

Të vjellët: Për këtë përdoreshin jashtëqitje të njeriut, të përziera me ujë. E përzier me raki kjo u jepej pijanecëve të zakonshëm me mendimin për t’i shëruat. Por kjo gjë s’jepte rezultat.

Mishi i zier i gjarprit me syze (Pseudopus pallasi), një krijesë mjaft e përhapur afër Shkodrës, vlerësohej si shumë i mirë për të sëmurët nga tuberkulozi.

Mishi i breshkës së zakonshme të vendit mendohej me vlerë shumë të madhe për të gjithë ata që ishin duke e marrë veten pas sëmundjes. Kur dola nga spitali, Marku e kishte përgatitur një çorbë të shijshme për darkë. E hëngra me oreks. ‘’Lavdi Zotit!’’ thirri plaku i mirë. ‘’Ti hëngre breshkë, kështu që shpejt do të forcohesh e do të jesh mirë.’’ Ai mori guackën e breshkës së madhe me mishin e të cilës më kishte gostitur.

Kaq të përhapur janë breshkat, sa që një fjalë e urtë shqiptare thotë: ‘’S’ka mal pa ujk, s’ka fushë pa breshkë.’’

Sëmundjet.

Shqetësimet e zorrëve të çdo lloji janë të përhapura gjërësisht në Ballkan për shkak të ushqimit të keq dhe, në disa krahina, për oreksin e madh për gjëra të tharta. Krimbat e zorrëve shiriti etj. Janë shumë të përhapur. Për këtë, si ilaç, përgatitet murrizi. /Trungu & InforCulture.info/

Shpërndaje në: