Përplasje e ashpër mes lojtarëve të Interit, përdoren edhe fyerje të rënda
Interi u ndal në barazim me Sampdorian në ndeshjen e javës së 22-të të Serie A.
Përvec rezultatit gjatë ndeshjes pati edhe një moment të keq në mes të lojtarëve zikaltër.
Kamerat kapën një moment nervozizmi dhe debati në mes të Romelu Lukakut dhe Barella-s.
Një aksion që nuk shkoi mirë nuk i pëlqeu aspak sulmuesit belg që edhe përdori fjalor të pahijëshëm ndaj shokut të skuadrës.
“Nico mos e bëj këtë, mjaft! Mjaft! Mos e bëj më, mbylle. Nuk bëhet kështu. Bir K*rve”, ishin fjalët e Lukakut në drejtim të Barellas.Në pjesën e dytë, edhe Barella edhe Lukaku u larguan nga loja.