Kombëtarja e Kosovës arriti sot në Turqi, gati për ‘National Womens Cup Alanya 2023’

Kombëtarja e Kosovës arriti sot në Turqi, gati për ‘National Womens Cup Alanya 2023’

Vajzat e Kombëtares A kanë arritur në Alanya të Turqisë, ku do të marrin pjesë në turneun miqësor “Turkish National Womens Cup Alanya 2023”, ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës

Në këtë turne do të marrin pjesë edhe Turqia, Kosova, Estonia, Bullgaria, Honkongu, Jordania, Maqedonia e Veriut, Sllovenia, Afrika e Jugut, Uzbekistani dhe Zambia, të ndara në 3 grupe.

Ekipet janë akomoduar në hotelin “Selene” buzë detit në Alanya.

FFK bëri të ditur se pasdite “Dardanet” kanë mbajtur një seancë stërvitore në fitnes pak a shumë për të relaksuar punën e muskujve nga udhëtimi.

Kombëtarja A ndeshjen e parë do ta zhvillojë më 15 shkurt, kundër Estonisë, në orën 18:00 sipas kohës lokale apo në 16:30 sipas kohës në Kosovë.

Ndërkaq, në ballafaqimin e dytë Kosova takohet me Honkongun, ndërsa në ndeshjen e tretë Kosova takohet me Bullgarinë.

Shpërndaje në: