Stadiumi i Drenicës po i rikthehet normalitetit pas vërshimeve, mësohet kur do të jetë gati
Drenica ka njoftuar se stadiumi i klubit po shkon drejt rikthimit në normalitet.
Stadiumi “Bajram Aliu” pësoi dëme të mëdha pas vërshimeve që ndodhën muajin e kalua.
Mirëpo, duket se tashmë gjithçka po shkon drejt normalitetit.
Klubi nga Skenderaj njoftoi këtë të diel se me shumë gjasa, Drenica ndeshjen e radhës si vendase do ta zhvillojë në shtëpi të tyre.
Njoftimi i plotë nga KF Drenica (pa ndërhyrje):
“Stadiumi drejt rikthimit në normalitet!
Pas vershimeve të disa jave me parë, stadiumi ‘Bajram Aliu’ pësoi dëmë të medha, dhe u veshtiresua aktiviteti i ekipit dhe klubit pas dëmëve që shkaktoi uji.
Mirëpo, tashmë, gjithqka po shkon drejt normalitetit, pas angazhimit të madh të Presidentes se klubit, Mihane Kodra Bekteshi, si dhe duke falendëruar Kuvendin Komunal të Skenderajt, Drejtorin e Sherbimeve Publike, z. Alban Shala, Kryeshefin Ekzekutiv të Ndermarrjes Publike Lokale, Eko-Natyra, z.Shemsi Maksuti, të cilët kanë bërë dhe po bëjnë punë të jashtëzakonshme për të aftësuar objektet e stadiumit dhe infrastrukturen perreth , në mënyrê që klubi të ketë mundësi të zhvilloj aktivitetin e saj normalisht.
Si rezultat i punës dhe angazhimit të madh të klubit dhe organëve komunale, më shumë gjasa 99% , ekipi jonë ndeshjen e radhës si vendas, do t’a zhvilloj në stadium tonë , në Bajram Aliu, pranë tifozëve tanë, ky është edhe premtimi i Presidentes së Klubit, Mihane Kodra – Bekteshi, që synim i saj është që punët të perfundohen deri para ndeshjes së radhës si vendas, ndaj SC Gjilanit”.