Trajneri i Bayenit: Ne duhet të mos lejojmë që topi të shkojë tek Messi, Neymar apo Mbappe

Trajneri i Bayenit: Ne duhet të mos lejojmë që topi të shkojë tek Messi, Neymar apo Mbappe

Nesër me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet takimi mes Parisit dhe Bayernit, duel ky në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Skuadrat do të mundohen ta bëjnë më të mirën qysh në ndeshjen e parë, shkruan Periskopi.

Te skuadra e Parisit, Mbappe është në dyshim si shkak i një lëndimi që ka pranuar së fundi, por gazeta Le Parisien thotë se një vendim për fatin e tij do të merret nesër në mëgjes.

Megjithatë, trajneri i Baynerit Julian Nagelsmann ka fikë nga treshja e sulmit që ka Parisi dhe thotë se do të mundohen t’i kontrollojnë ata.

“Nesër bëhet fjalë për të parandaluar që topi të arrijë Messin, Neymar dhe Mbappé. Por nuk janë vetëm ata. Parisi gjithashtu ka mbrojtës të shpejtë dhe lojtarë të tjerë të talentuar. Por PSG po mendon gjithashtu se si t’i ndalojë lojtarët tanë. Forma e ditës do të vendosë”, tha ai.

Shpërndaje në: