“Zidane e dëshironte punën e trajnerit te Franca”

“Zidane e dëshironte punën e trajnerit te Franca”

Ish-reprezentuesi i Francës, Robert Pires, ka konfirmuar se Zinedine Zidane dëshironte të merrte drejtimin e “Gjelave”.

Megjithatë, kjo nuk ndodhi pasi Didier Deschamps rinovoi kontratën deri në vitin 2026, transmeton Gazeta Express.

Kësisoj, Zidane vazhdon të jetë ende trajner i lirë, që nga vera e vitit 2021.

“Ajo që Zidane donte ishte kombëtarja e Francës”, tha Pires në një intervistë për “Canal+”.

Ish ylli i Arsenalit tha se beson se tani ish-trajneri i Real Madridit do të duhet t’i kthehet menaxhimit të ndonjë skuadre.

Zidane ishte trajner i “Los Blancos” në dy periudha të ndryshme, nga 2016 deri më 2018, si dhe nga 2019 deri më 2021.

Si trajner i Real Madridit, ai fitoi tre tituj në Ligën e Kampionëve dhe dy tituj kampioni në La Liga.

50-vjeçari spekulohet se mund të jetë një nga opsionet për trajner te Paris Saint-Germaini dhe Juventusi, teksa nuk u përjashtua as rikthimi i tij për herë të tretë te Real Madridi.

Shpërndaje në: