Referi Mentor Ajeti e pranon gabimin, i kërkon falje FC Prishtinës
Referi kryesor i ndeshjes së djeshme mes Dukagjinit dhe Prishtinës, Mentor Ajeti, e ka pranuar gabimin e bërë në këtë ndeshje kur e pranoi golin e parregullt të klinasve (autogol i mysafirëve).
Ai madje i ka kërkuar falje klubit Bardhekaltër për këtë gabim, për të cilin thotë se është i paqëllimshëm.
Madje, prishtinasit e lëshuan mbrëmë një komunikatë duke u ankuar në referimin, të cilin e kanë konsideruar si skandaloz, ndërsa kryeqytetasit e kërkuan edhe përsëritjen e ndeshjes.
Ai përmes një njoftimi, krahas FC Prishtinës, iu kërkoi falje edhe Federatës së Futbollit të Kosovës dhe sportdashësve, derisa për gabimin tha se është njerëzor, i cili mund t’i ndodhë gjithkujt, madje edhe në ligat më të forta evropiane.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e referit Mentor Ajeti.