Skuadra e Vëllaznimit bëhet me trajner
Arsim Gojani është rikthyer sërish për të drejtuar Vëllaznimin.
Klubi gjakovar ka njoftuar zyrtarisht këtë të diel për marrëveshjen e arritur me Gojanin.
Ndërsa, Kreshnik Komoni dhe Valbon Latifi do të jenë ndihmësit e tij.
“Kuqezinjtë” njoftuan gjithashtu se në ditët në vijim do të njoftojnë edhe për futbollistët që do të jenë pjesë e klubit.