Dyshja e gjyqtarëve, Mervan Bejtullahu e Rita Vehapi bien nga testet fizike të UEFA-s

Dyshja e gjyqtarëve, Mervan Bejtullahu e Rita Vehapi bien nga testet fizike të UEFA-s

Dyshja e gjyqtarëve që së fundmi u pajisen me stemën e FIFA-s, Mervan Bejtullahu e Rita Vehapi kanë dështuar në testet fizike të organizuara nga UEFA në Romë.

Kanal10 tregon se dyshja ditë më parë kanë qëndruar në Romë për këto teste, mirëpo forma e tyre fizike ka lënë për të dëshiruar.

Megjithatë, si Bejtullahu ashtu edhe Vehapi do ta kenë edhe nga një mundësi tjetër, pasi që testet e radhës për ta do të organizohen gjatë muajit mars.

Shpërndaje në: