Me video: Goli të cilin Ismet Munishi e quajti ‘fantazmë’
Ismet Munishi ka reaguar pas humbjes nga Dukagjni në kuadër të xhiros së 19’të në Superligën e Kosovës në futboll.
Gjyqtari Mentor Ajeti e ndali lojën te goditja nga këndi për Dukagjinin, por pasi e bëri këtë, vendasit kaluan në epërsi nga devijimi që i bëri Mërgim Pefqeli, shkruan Periskopi.
Pas konsultimit me VAR-in, Ajeti e pranoi golin, edhe pse e kishte ndalur lojën paraprakisht.
Kjo ngjalli tensione në taborin e mysafirëve, të cilët nuk u pajtuan me këtë vendim.
Pas ndeshjes foli edhe tekniku i Prishtinës, Munishi ku tha se goli i shënuar ishte fantazëm dhe i parregullt.
Shikoni momentin e golit ‘fantazmë’ në video: