Munishi: Janë shkelë rregullat e futbollit, goli ishte fantazmë

Munishi: Janë shkelë rregullat e futbollit, goli ishte fantazmë

Ismet Munishi ka reaguar pas humbjes nga Dukagjni në kuadër të xhiros së 19’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjyqtari Mentor Ajeti e ndali lojën te goditja nga këndi për Dukagjinin, por pasi e bëri këtë, vendasit kaluan në epërsi nga devijimi që i bëri Mërgim Pefqeli, shkruan Periskopi.

Pas konsultimit me VAR-in, Ajeti e pranoi golin, edhe pse e kishte ndalur lojën paraprakisht.

Kjo ngjalli tensione në taborin e mysafirëve, të cilët nuk u pajtuan me këtë vendim.

Pas ndeshjes foli edhe tekniku i Prishtinës, Munishi ku tha se goli i shënuar ishte fantazëm dhe i parregullt.

“Janë shkelë rregullat e futbollit, goli ishte fantazmë”, tha ai.

Shpërndaje në: