Situata del jashtë kontrollit – Tifozët e Dukagjinit gjuajnë me mjete të forta portierit Ardit Nika

Situata del jashtë kontrollit – Tifozët e Dukagjinit gjuajnë me mjete të forta portierit Ardit Nika

Ndeshja Dukagjini – Prishtina na solli shumë momente nervozizmi në fushë.

Që pas golit të shënuar nga Dukagjini, situata u tensionua në fushë dhe disa herë pati përplasje në terren.

Lojtarët dhe stafi i Prishtinës nuk pajtoheshin me vendimin e gjyqtarit, Mentor Ajeti – i cili pranoi një autogol – që sipas kryeqytetasve nuk ishte i rregullt.

Megjithatë, krejt në fund, pati edhe disa kacafytje nga Nika dhe një lojtar i Dukagjinit.

Pas përfundimit të takimit, portieri i Prishtinës, Ardit Nika ishte cak i sulmeve të tifozëve vendas, të cilët hudhën gjësende në drejtim të tij, por që fatmirësisht portieri u largua në drejtim të dhomave të zhveshjes pa u lënduar dhe goditur.

Shpërndaje në: