Një tjetër portier i vdekur si pasojë e tërmetit në Turqi

Një tjetër portier i vdekur si pasojë e tërmetit në Turqi

Federata e Futbollit të Turqisë ka njoftuar se ka vdekur portieri i ekipit amator, Derikspor, Muhamed Seyid Orhan.

Vdekja e tij ka ardhur si pasojë e tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë, e prej të cilit aktualisht raportohen mbi 28 mijë persona të vdekur.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë se Muammed Seyid Orhan, portieri i Derik Sporit, një klub amator, ka vdekur nga tërmeti që goditi vendin tonë”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në: