Ekipi i madh turk: S’mund të flasim më për futboll, po lutemi për qytetarët tanë në këtë fatkeqësi

Ekipi i madh turk: S’mund të flasim më për futboll, po lutemi për qytetarët tanë në këtë fatkeqësi

Gaziantep FK, ekipi i futbollit i Gaziantepit, i cili është ndër provincat e prekura nga tërmeti në Kahramanmaraş, njoftoi tërheqjen nga liga dhe kupa e Turqisë.

Deklarata e Gaziantep FK është si më poshtë:

Lufta jonë vazhdon për të shëruar plagët e fatkeqësisë së tërmetit që preku qytetin tonë dhe 10 qytete fqinje më 6 shkurt 2023. Pas një fatkeqësie të tillë, nuk mund të flasim për futboll.

Fillimisht, urojmë mëshirën e Zotit për qytetarët tanë të vdekur nga tërmeti, shërim të shpejtë të lënduarve tanë dhe shërim të shpejtë për të gjithë qytetarët tanë që nuk janë gjetur ende.

Nuk duket e mundur që klubi ynë të vazhdojë aktivitetin e tij sportiv në të gjitha këto kushte të vështira.

Me vendimin e marrë nga Bordi ynë Drejtues, Klubi ynë i Futbollit Gaziantep ka vendosur të tërhiqet nga garat e Superligës dhe Kupës së Turqisë Ziraat në sezonin 2022-2023.

Besojmë se qyteti dhe vendi ynë do të shërojë sa më shpejt plagët e kësaj fatkeqësie të tërmetit dhe dëshirojmë të falënderojmë të gjithë ata që na qëndruan pranë me mbështetjen e tyre”, njofton klubi i Gaziantep.

Shpërndaje në: