Bogdanoviq vazhdon reagimet ndaj Periskopit

Bogdanoviq vazhdon reagimet ndaj Periskopit

Politikani serb, Boban Bogdanobiq, ka reaguar edhe një herë në adresë të Periskopit, lidhur me artikullin tonë të djeshëm (9.2.2023) – ku Ministria e Brendshme, sqaroi se ministri Xhelal Sveçla nuk e njeh personalisht dhe nuk ka asnjë komunikim me z.Bogdanoviq.

Në reagimin e fundit, z.Bogdanoviq sqaron se korrespodencat e Redaksisë tonë me të, janë keqinterpretuar si pasojë e kontekstit gjuhësor.

Duke qenë që z.Bogdanoviq – reagimet e tij në adresën tonë, i ka nisur në gjuhën shqipe –  duke na çuar në interpretim të atillë ku nënkuptohej se ai njihej personalisht me z.Sveçla, për çka Ne e pyetëm këtë të fundit dhe çështja u sqarua, në reagimin e fundit të dërguar në gjuhën serbe nga z.Bogdanoviq, ai sqaron këtë keqkuptim gjuhësor, për çka i kërkojmë falje.

“Unë supozoj se adresimi im në gjuhën shqipe nuk ishte mjaft i qartë apo i saktë, prandaj ju konkludoni se unë kam komunikim të drejtpërdrejtë me ministrin për çfarë edhe këni shkruar edhe sot”, thotë z.Bogdanoviq në korrespodencën e fundit me Periskopin.

Reagimi i fundit i z.Bogdanoviq – përkthyer nga Redaksia jonë – nga gjuha serbe në gjuhën shqipe  – vijon më poshtë: 

Këtë herë po ju drejtohem me një letër zyrtare nga Republika e Kosovës, në mënyrë që të mos e keqinterpretoni këtë mesazh.

Dje ju kërkova adresën e emailit nga është dërguar video e montuar false, qe te informoj Ministrinë e Punëve te Brendshme, ne krye të së cilës ndodhet z. Sveqla, dhe pastaj ky institucion të njoftohet më këtë rast dhe sipas detyrës zyrtare të reagojnë dhe të kërkohet hetimi për vepër penale.

Unë nuk e njoh ministrin dhe nuk kam ndonjë komunikim me të.

Unë supozoj se adresimi im në gjuhën shqipe nuk ishte mjaft i qartë apo i saktë, prandaj ju konkludoni se unë kam komunikim të drejtpërdrejtë me ministrin për çfarë edhe këni shkruar edhe sot.

E përsëris, nuk e njoh ministrin dhe nuk kam asnjë komunikim me të.

Ju ende pretendoni se unë përdorë opiate në videon e rreme (deep fake).

Nuk e kuptoj keqdashjen tuaj dhe sidomos jo profesionalizmin tuaj, kur publikuat videon pa e verifikuar më parë besueshmërinë e saj, me qëllim te rrisni numrin e vizitoreve në portalin tuaj duke postuar atë video false me te cilën me ndërlidhni mua.

Nga të gjitha sa më sipër, ju bëj me dije se do të bëj kallëzim penal për të përcaktuar autorin e krimit që u bë publik përmes mediumit tuaj.

Periskopi – në vazhdën e publikimit të reagimeve të z.Bogdanoviq ndaj artikullit tonë sqaron edhe një herë:

-Video që ka arritur në adresën tonë, nuk ka asnjë ndërhyrje, përveç vendosjen e logos së mediumit tonë në të.

-Periskopi ka publikuar videon – pa aluduar në vërtetësinë e saj –  në kontekstin e ekzaminimit teknologjik.

-Duke qenë që z.Bogdanoviq është fytyrë publike – Periskopi ka publikuar videon në kontekstin e tillë.

-Në të gjitha sqarimet tona – që derivojnë nga korrespodencat tona me z.Bogdanoviq, nënkuptohet rreshti i parafundit në këtë sqarim, në të kundërtën, si medium, nuk do të cënonim jetën private të ndonjë qytetari të rëndomtë, duke qenë që për çështje të tilla, ekzistojnë mekanizma të tjerë në Republikën e Kosovës që do t’i trajtonin ato. /Periskopi

 

 

Shpërndaje në: