Topi me të cilin Maradona shënoi golin e famshëm me dorë mbetet i pashitur, del përsëri në ankand
Pas dy ankandeve, topi ‘Dora e Zotit’, goli i famshëm që Diego Maradona shënoi kundër Anglisë në Botërorin 1986, mbetet i pashitur.
Ankandi Goldin bën me dije se topi është nxjerrë sërish në ankand deri në përfundim të kësaj të enjteje, por vlera minimale për shitje nuk është arritur.
Gazeta britanike Daily Mail zbulon se janë ofruar dy milionë paund (rreth 2.3 milionë euro), por oferta është refuzuar.
Topi i takoi arbitrit të ndeshjes, tunizianit Ali Ben Nasser.
Gjësendi i fundit i lidhur me Argjentinë-Angli 1986 që u shit ishte fanella e veshur nga Maradona. Në maj të vitit 2022, ajo u hodh në ankand për 9.3 milionë dollarë, rreth 8.7 milionë.