Etrit Berisha drejtë transferimit në Turqi
Etrit Berisha mund të largohet nga futbolli italian pas një kohe të gjatë.
Portieri kosovar në fakt mund ta vazhdojë karrierën në Turqi.
Sipas mediave italiane, përfaqësuesi shqiptar ka marrë ofertë nga Galatasaray.
Duke e pasur parasysh se në Turqi afati kalimtar dimëror u zgjat edhe për 10 ditë, për shkak të tërmetit të tmerrshëm që e goditi këtë vend, për prishtinasin ka ende shpresa që do të largohet nga “Granata”.
Kjo për faktin se ai nuk po ka hapësira për të qenë titullar, duke e pasur parasysh se trajneri Ivan Juric po i beson më shumë portierit serb, Vanja Milinkovic-Savic.
Prej gushtit e këndej, Berisha ka përfunduar kryesisht në bankinë në Torino.
E pas lëndimit të portierit Muslera, Galatasaray i ka vënë sytë kah ish-portieri i Lazios, i cili do të ishte i gatshëm të transferohet në klubin nga Stambolli.
Mbetet të shihet në ditët në vijim nëse do të ketë lëvizje konkrete në këtë drejtim.