U raportua nën rrënoja, nxirret i gjallë ish-futbollisti i Chealsea-t
Futbollisti ganez Christian Atsu, ish-lojtari i Chelsea-t dhe Newcastle është është nxjerrë i gjallë nga rrënojat e një ndërtese në provincën jugore turke të Hatay-t, një nga rajonet më të goditura nga tërmetet vdekjeprurëse i së hënës.
31-vjeçari u arrit të nxirrej nga rrënojat me disa lëndime në trup, sipas Mustafa Ozat, nënkryetar i klubit turk të Superligës, Hatayspor.
Ndërkohë që raportohet se Taner Savut, drejtori sportiv i klubit, është ende i bllokuar, tha Ozat për Anadolu.
Anësori ndërkombëtar nga Gana, Atsu, i cili iu bashkua Hataysporit vitin e kaluar, ka luajtur më parë për disa skuadra evropiane si skuadrat e Premierligës Everton, Chelsea dhe Neëcastle United, si dhe klubin portugez Porto.
Shumë nga klubet e tij të mëparshme postuan mesazhe mbështetjeje dhe lutje pasi mesfushori u raportua i zhdukur.
Mbi 5 mijë njerëz kanë vdekur si pasojë e tërmetit shkatërrimtar që goditi Turqinë dhe Sirinë veriore, ndërkohë që pritet që ky numër të rritet pasi shumë persona të tjerë ndodhen ende nën rrënoja.