Prishtina nënshkruan me mbrojtësin që ishte pjesë e Portos vitin e kaluar
Qendërmbrojtësi Diar Halili, është futbollisti i radhës që ka nënshkruar kontratë me FC Prishtinën.
Shtatlarti (1.93) së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës së madhe portugeze FC Porto (grupmoshat e reja) ku ka luajtur për një vit.
Ai ka përvojë në elitën e futbollit kosovar pasi që më parë është aktivizuar me Besën e Pejës (edicioni 2021/22).
Karrierën si futbollist në moshë të re e ka filluar te skuadra prishtinase 2 Korriku, ku është zhvilluar si futbollist.
19-vjeçari, më parë ka qenë edhe pjesë e grupmoshave të reja të Përfaqësueses së Kosovës U15, U17 dhe U19.