Dani Alves ka refuzuar ta takojë graun e tij në burg, kjo është arsyeja

Dani Alves ka refuzuar ta takojë graun e tij në burg, kjo është arsyeja

Dani Alves vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes së mediave në Spanjë.

Futbollisti brazilian po qëndron në burg në Barcelonë në pritje të vendimit pasi po akuzohet për përdhunim.

Incidenti ndodhi në një klub natë në Barcelonë më 30 dhjetor, ndërsa Alves iu vetëdorëzua policisë pak javë më pas.

Alves i ndërroi deklaratat disa herë rreth veprimit që e kishte bërë, me ç’rast bëri pabesi ndaj gruas së tij, Joana Sanz.

Modelja spanjolle nga ajo kohë e ka hequr Alvesin nga Instagrami.

Sipas mediave spanjolle “AS” dhe “Sport”, ajo ka dashur ta takojë bashkëshortin në burg, për t’ia kërkuar atij divorcin.

Por, përfaqësuesi i deridjeshëm brazilian po refuzon ta takojë gruan e tij.

Avokati Cristobal Martorell po e bën të pamundurën për ta nxjerrë nga burgu klientin e tij, Alves, i cili rrezikon të dënohet me disa vite për përdhunimin e një gruaje.

Martorell e ka hedhur poshtë mundësinë e divorcit të çiftit, të paktën për momentin.

Shpërndaje në: