Flet avokati i Rafa Leao: Ka shumë lajme të rreme për të, ai do të jetë në AC Milan

Flet avokati i Rafa Leao: Ka shumë lajme të rreme për të, ai do të jetë në AC Milan

Avokati i Rafa Leao, Ted Dimvula ka reaguar në lidhje me informacionet se sulmuesi ka kërkuar të largohet nga aC Milan.

Dimvula thotë se në media kanë qarkulluar lajme të rreme kinse Rafa ka kërkuar të largohet nga AC Milan, por e vërteta qëndron ndryshe, shkruan Periskopi.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka publikuar deklaratën e plotë të avokatit të Leaos ku thotë se sulmuesi dëshiron qëndrimin në Milan dhe se po punojnë për një marrëveshje të re të kontratës.

“Ka shumë informacione të rreme për Leao. Ne po punojmë së bashku për të gjetur një zgjidhje të kënaqshme për kontratën e re”.

“Prioriteti i Leaos nuk ka ndryshuar: ai dëshiron të qëndrojë në AC Milan”, tha avokati i futbollistit.

Shpërndaje në: