Zyrtare: Zymer Bytyqi transferohet te Olympiacos
Tashmë dhe është zyrtare që Zymer Bytyqi ka firmosur me klubin grek, Olympiacos.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi grek përmes një postimi zyrtar në Twitter, shkruan Periskopi.
Bytyqi këtë sezon me skuadrën turke bëri 23 paraqitje, duke shënuar një gol dhe tre asistime.
26-vjeçari hodhi hapat e tij të parë në futboll në skuadrën norvegjeze Loura, pastaj vazhdoi te Sandnes Ulf, me të cilin nënshkroi një kontratë profesionale në janar të vitit 2012.
Në gusht të të njëjtit vit, ai u transferua në Red Bull Salzburg dhe në mars 2013 u kthye në Sandnes Ulf. Në janar 2015, ai nënshkroi një kontratë trevjeçare me norvegjez Viking, në të cilën bëri 154 paraqitje, duke shënuar 23 gola dhe duke dhënë 30 asistime.
🔴⚪ Ζούμερ Μπούτουτσι, καλώς όρισες στον Ολυμπιακό! / 𝑾𝒆𝒍𝒄𝒐𝒎𝒆 to Olympiacos @ZymerB! #Olympiacos #Welcome #Transfer #Bytyqi #WeKeepOnDreaming pic.twitter.com/mPi7uuqj8O
— Olympiacos FC (47🏆) (@olympiacosfc) January 31, 2023