Roma siguron shërbimet e Llorentes

Roma siguron shërbimet e Llorentes

Diego Llorente ka zbarkuar në aeroportin Fiumicino të Romës për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe pastaj për të nënshkruar zyrtarisht me skuadrës e Jose Mourinhos.

Sipas “Tuttomercatoweb”, mbrojtësi spanjoll do t’i bashkohet romakëve në formë huazimi nga Leeds Unitedi deri në fund të sezonit.

Në marrëveshje do të përfshihet edhe opsioni i blerjes, të cilin Roma mund ta aktivizojë në verë.

Llorente pritet që testeve mjekësore t’u nënshtrohet të martën.

29-vjeçari luajti 59 ndeshje me Leedsin në të gjitha garat, duke shënuar katër gola.

Shpërndaje në: