A është e vërtetë që të bërit seks i sjell më shpejt periodat?!
Thuajse për të gjitha vajzat, ekziston ideja se seksi përshpejton deri diku ardhjen e periodave.
Një prej arsyeve për këtë është gjakderdhja pas seksit ose gjatë seksit dhe ky kombinim i seksit, gjakut dhe datës suaj të ardhshme të periodave mund t’ju konfuzojë.
Edhe nëse e njihni vërtet mirë trupin tuaj, mund të jetë e ndërlikuar të identifikoni shkakun e gjakderdhjes së papritur.
Kështu, lind pyetja: A ndikon seksi te ardhja e periodave?
Na lini t’ju themi që jo, seksi nuk ka asnjë lidhje me ardhjen më shpejt të periodave.
Mund të jetë rastësi ose ju thjesht keni kryer marrëdhënie në fillimin e ditës së parë të menstruacioneve.
Në disa raste, mund të jetë edhe gjak menstrual, edhe pse nuk është saktësisht fillimi juaj i menstruacioneve.
Kendra Segura, mjeke gjinekologe, thotë se “seksi mund ta bëjë të duket sikur menstruacionet po ju vijnë më shpejt, veçanërisht nëse keni ‘gjak të vjetër’ në mitër që nuk është shkarkuar plotësisht.
Thënë këto, shumica e ekspertëve pajtohen se seksi nuk i sjell më shpejt periodat.
E vetmja mënyrë sesi seksi ndikon te periodat, është nëse mbeteni shtatzënë.
Burimi: WebMD