Shfaqet një problem te Real Madridi, Ancelotti nuk pajtohet me politiken e transferimeve
Carlo Ancelotti raportohet se nuk është dakord me politikën e transferimeve të Real Madridit.
Trajneri italian thuhet se ka kërkuar që të përforcojë skuadrën me një sulmues që nga vera e kaluar, por drejtuesit e klubit të spanjoll konsiderojnë se është më urgjente përforcimi i krahëve të mbrojtjes.
Po kështu, Ancelotti konsideron se Real Madridi nuk dëshiron të nënshkruajë lojtarë që mund të shërbejnë si plotësues në sulm, për të sjellë yje si Mbappe apo Bellingham në të ardhmen. Dy futbollistë që vetë Ancelotti nuk e di nëse do të mund t’i ketë në skuadër.
Në mënyrë të ngjashme, sipas “Relevo”, Ancelotti nuk dëshiron “zjarre” në Valdebebas.
Kjo është arsyeja pse ai ka mbrojtur vendimet e klubit në një konferencë për shtyp edhe nëse nuk është dakord me to.
Së fundmi, media e lartpërmendur thekson se e ardhmja e 63-vjeçarit në Real Madrid do të vendoset në maj, kur ai do të bëjë një bilanc të arritjeve të këtij sezoni.