Lirika Deva radhitet e 44’ta dhe Enxhi Sefaj e 51’ta në sllallomin e madh të Giulia23

Lirika Deva radhitet e 44’ta dhe Enxhi Sefaj e 51’ta në sllallomin e madh të Giulia23

Skitaret tona të reja, Lirika Deva dhe Enxhi Sefaj, kanë mbyllur garimin në EYOF Friuli Venezia Giulia 2023.

Ato garuan sot në disiplinën e sllallomit të madh, përcjellë Periskopi.

Për dallim nga gara e djeshme e sllallomit, ku u diskualifikuan, sot patën paraqitje të kënaqshme, marrë për bazë kushtet tona në të cilat zhvillohet skijimi.

Deva u rendit e 44-ta prej 88 garueseve, 34 prej të cilave dolën nga shtegu, ndërsa Sefaj e 51-ta.

Kurse do të garojë Klos Vokshi në disiplinën e sllallomit të madh, me të cilin edhe mbarojnë garat për ekipin tonë.

Shpërndaje në: