Eric Maxim Choupo-Moting me pagë të trefishuar tek Bayern Munich
Eric Maxim Choupo-Moting po bën shumë mirë me Bayern Munchen. Sulmuesi kamerunas numëron 12 gola dhe 3 asiste në të gjithë kompeticionet gjatë këtij sezoni.
Drejtuesit, trajneri Nagelsmann dhe tifozët janë të kënaqur me performancat e 33-vjeçarit, i cili ndodhet në vitin e fundit të kontratës. Agjenti i tij po bisedon prej kohësh me drejtuesit e Bayernit në lidhje me rinovimin.
Shtypi gjerman raporton se akordi është arritur, bavarezët kanë pranuar kërkesën e Choupo-Moting për një pagë sezonale 10 milionë euro, trefishi i asaj që përfiton aktualisht.
Palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët, për t’u diskutuar kanë mbetur vetëm disa detaje të vogla dhe lojtari afrikan do të firmosë deri në verën e vitit 2024.