Tifozët serb me skandalin e radhës në Australi – festojnë me flamuj rusë dhe me fotografi të Putinit

Tifozët serb me skandalin e radhës në Australi – festojnë me flamuj rusë dhe me fotografi të Putinit

Tifozët serbë po vazhdojnë të bëjnë skandale në Australi, aty ku po mbahet turneu i madh i tenisit, Australian Open.

Pas përballjes së Novak Djokovic me Andreë Rubley në çerekfinale, disa tifozë serbë bënë thirrje në përkrahje të Rusisë “Serbia Rusia”, ndërsa e shfaqën edhe një flamur me fotografi të presidentit rus, Vladimir Putin, duke e konfirmuar kështu mbështetjen e tyre për luftën që po e bën ai në Ukrainë.

Sipas “Fox News”, policia australiane i ka shoqëruar katër tifozë, të cilët po merren në pyetje pas veprimit të tyre me të dalë nga “Rod Laver Arena”.

Një tifoz serb shkoi edhe më larg duke e mbajtur të veshur një fanellë me simbolin “Z”, i cili është shpikur për ata që e përkrahin pushtimin rus në Ukrainë.

Shpërndaje në: