Pesë provat kundër Dani Alves, braziliani dyshohet se përdhunoi një 23-vjeçare

Pesë provat kundër Dani Alves, braziliani dyshohet se përdhunoi një 23-vjeçare

Policia ka gjetur prova që mbështesin ankuesen në rastin e Dani Alves, pasi kanë parë xhirimet e kamerës së lokalit.

Ky është një shembull tjetër i provave që janë gjetur kundër Dani Alves i cili dyshohet se përdhunoi një 23 vjeçare, shkruan Periskopi.

Dëshmi në rastin Dani Alves:

1. Kontradiktat në deklaratat e tij:

Futbollisti deklaroi tre gjëra të ndryshme: fillimisht tha se nuk e njihte vajzën që dyshohet se kishte sulmuar seksualisht, më pas tha se e kishte parë por nuk kishte ndodhur asgjë dhe në fund deklaroi se ishte ajo që u hodh mbi të.

2. Veshja dhe raporti mjekësor i viktimës

Dy ditë pas sulmit të supozuar, gruaja shkoi për të raportuar incidentin në Mossos d’Esquadra. Ajo ka dorëzuar raportin mjekësor dhe gjithashtu fustanin që kishte veshur. Njësia Qendrore për Sulmet Seksuale (UCAS) mori përsipër hetimin nga atje.

3. Kamerat e sigurisë

Sipas gazetës El Periodico, Alves dhe gruaja ishin brenda në banjë për rreth një çerek ore. Kjo shihet nga regjistrimet e kamerave të sigurisë.

4. Tatuazhi

Ankuesja ishte në gjendje të dëshmonte se Alves kishte një tatuazh të gjysmëhënës në bark.

5. Regjistrimi i identifikuar nga policia:

Policia mjeko-ligjore gjeti prova për të mbështetur ankuesen pasi tashmë ka kamerat e sigurisë./Periskopi/

Shpërndaje në: