Djali i Marcelos është një makinë e golave për të rinjt e Realit: Dy hat-trickë në tre ditë
Djali i Marcelos është një makinë e golave: Dy hat-trickë në tre ditë për të rinjtë e Realit
Djali i Marcelos është tashmë një yll. Enzo Alves Vieira, 13 vjeç, luan si sulmues në ekipin Infantil A, të Real Madridit U-14.
Paraqitjet e tij të fundit kanë bërë bujë, pasi gjatë javës së kaluar ai shënoi dy hat-trickë në tre ditë, përcjell GazetaBlic Sport.
Fillimisht ai realizoi tre gola në derbin kundër Atletico Madridit dhe më pas kundër Las Rozas.
Përveç golave, ai ka shënuar edhe tre asistime.
Enzo ka shënuar tashmë 19 gola në 9 ndeshje dhe është golashënuesi më i mirë i ligës këtë sezon!