UEFA me rregull të ri për kontratat e futbollistëve, ky është ndryshimi
Chelsea është klubi që ka shpenzuar më së shumti në afatin kalimtar të janarit.
Mykhailo Mudryk ka qenë transferimi më i madh i muajit, me Chelsea që i ka paguar Shakhtar Donetskut deri në 100 milionë euro.
22-vjeçarit i është dhënë një kontratë jashtëzakonisht e gjatë, e cila zgjat deri në vitin 2031, me raporte që sugjerojnë se kjo është për të ndihmuar Chelsean të shmangë shkeljen e rregullave të “Fair Play Financiar (FFP)”.
Këto zhvillime thuhet se kanë “zemëruar” zyrtarët e UEFA-s, dhe “Caught Offside” ka zbuluar ekskluzivisht se organi qeverisës është vendosur të prezantojë një rregull që do t’i kufizonte lojtarët deri në një kontratë 5-vjeçare.