U zyrtarizua pak ditë më parë në Gjeorgji, Dashmir Elezi rikthehet përsëri tek Shkëndija

U zyrtarizua pak ditë më parë në Gjeorgji, Dashmir Elezi rikthehet përsëri tek Shkëndija

Futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Dashmir Elezi është rikthyer përsëri tek Shkëndija.

Vetëm pak ditë më parë ai është zyrtarizuar tek skuadra nga Gjeorgjia, Torpedo Kutaisi, por që tashmë do të rikthehet përsëri tek skuadra tetovare.

Elezi humbi brenda një jave babain dhe gjyshin e tij dhe për këtë gjë klubi gjeorgjian i ka dhënë leje atij që të kthehet në Maqedoni, atje ku do të jetë pranë familjarëve të tij.

Shkëndija njoftoi edhe zyrtarisht se ai do të bëhet përsëri pjesë e klubit, për kohën sa ai do të qëndrojë në Tetovë.

Shpërndaje në: