Një tjetër dëshmitar del me akuzë në rastin Dani Alves: E kishte përqafuar me dhunë

Një tjetër dëshmitar del me akuzë në rastin Dani Alves: E kishte përqafuar me dhunë

Shpresat e Dani Alves për të pasur një mbrojtje të suksesshme kanë marrë një kthesë për keq. Ish-lojtari i Barcelonës dhe Sevillas u arrestua për një sulm të dyshuar seksual ndaj një gruaje të re natën e 30 dhjetorit në klubin e natës Sutton në Barcelonë.

Reprezentuesi brazilian u burgos pas lëshimit të një urdhër-arresti të nënshkruar nga gjyqtarja Anna Marin, shkruan Periskopi.

Sipas gazetës La Vanguardia, një dëshmitare e re ka dalë me akuzat e saj për sulm.

Mayka Navarro raporton në të përditshmen e Barcelonës se një nga dy vajzat e reja që shoqëruan viktimën në klubin Sutton i tha Mossos d’Esquadra se Dani Alves e kishte përqafuar me dhunë dhe kishte vendosur dorën në zonat e saj private.

Viktima njohu një nga tatuazhet e brazilianit në bark dhe sipas burimeve gjyqësore të konsultuara nga gazeta El Mundo, ankuesi e përshkroi tatuazhin në formën e një gjysmëhëne që ndodhet në anën e djathtë të barkut të tij.

Kur gjyqtari e pyeti Alves për këtë, mbrojtësi legjendar dha dy versione të ndryshme. Në të parën ai shpjegoi se ishte 23 vjeçarja ajo që e kishte sulmuar teksa ishte ulur në tualet dhe se futbollisti deklaroi se viktima nuk është hedhur në drejtim të tij, por ka qenë braziliani ai që është ngritur në këmbë duke e bërë më të lehtë shikimin e tatuazhit të tij.

Cilat janë dënimet për Alves nëse shpallet fajtor?

Sipas deklaratës së viktimës, të cilën gjyqtari hetues e konsideron të fortë dhe këmbëngulës, lojtari e ka detyruar  atë të shkojnë në banjo të klubit të natës Sutton në Barcelonë natën e 30-31 dhjetorit.

Pas modifikimit të fundit legjislativ, dënimet variojnë nga katër deri në 12 vjet burg./Periskopi/

Shpërndaje në: