Milani në qetësi, Interi mposhtet nga Empoli
Interi ka regjistruar humbje në javën e 19-të në Serie A. Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi pësoi humbje ndaj Empolit.
Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Guiseppe Meazza” përfundoi me rezultatin 0:1.
Golin e vetëm dhe të tri pikëve e shënoi Tommaso Baldanzi në minutën e 66-të. Ai u asistua nga mesfushori shqiptar Nedim Bajrami, i cili sonte luajti për 73 minuta.Vlen të përmendet se “Nerazzurrët” luajtën me një futbollist më pak nga minuta e 40-të, kur Milan Skriniar u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë.
Interi mbetet në pozitën e tretë me 37 pikë, aq sa ka edhe Roma si e katërta. Ndërsa, Empoli pas kësaj fitore ka 25 pikë dhe tani ndodhet në pozitën e nëntë.