Manchester City transferon Maximo Perronen
Manchester City ka kompletuar transferimin e Maximo Perrone nga Velez Sarsfield.
Kampionët në fuqi të Anglisë njoftuan zyrtarisht këtë të martë për arritjen e marrëveshjes.
Perrone me Manchester Cityn ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2028.
We’re delighted to have completed the signing of Máximo Perrone from Vélez Sarsfield. The midfielder will join us after the U-20 South American Championship.
Welcome, Máximo! 💙🇦🇷#ManCity
— Manchester City (@ManCity) January 23, 2023
“Qytetarët” gjithashtu njoftuan se mesfushori argjentinas do t’u bashkohet atyre pas përfundimit të Kampionatit U20 të Amerikës së Jugut.
Klubi nga “Etihad” nuk e zbuloi tarifën e transferimit, por sipas raportimeve, kjo lëvizje është kompletuar për 11 milionë euro.