“Karta e Ronaldos” që ia fut rikën Juventusit, prokuroria drejt rihapjes së çështjes

“Karta e Ronaldos” që ia fut rikën Juventusit, prokuroria drejt rihapjes së çështjes

Pas lirmit të shkallës së parë dhe të dytë të klubeve të përfshira në çështjen e fitimeve kapitale, më 20 janar Gjykata e Apelit e Federatës së Futbollit, me shumë gjasa do të vendosë të rihapë procesin sportiv, me të gjitha rreziqet që do të përballeshin skuadrat dhe drejtuesit e tyre.

Ndërkohë, “Corriere della Sera” ka publikuar të famshmen “kartën e Ronaldos”, dokumentin e gjetur nga policia e financave në zyrën e Federico Restanos marsin e kaluar dhe që “teorikisht nuk duhej të ekzistonte”, sipas fjalëve të përdorura nga Cesare Gabasio gjatë një përgjimi.

Është dëshmi e marrëveshjes për pagesën e shtyrë prej 19,6 milionë euro si borxhi i mbetur që Juve i kishte grumbulluar portugezit përpara transferimit të tij te Manchester United, për një shifër që nuk do të ishte buxhetuar kurrë. Një kartë që Ronaldo nuk e ka firmosur dhe që ka bashkangjitur gjoja heqjen fiktive të pagesave mujorë nga disa lojtarë në sezonin 2020/2021./ h.ll/abcnews.al

Shpërndaje në: