Tifozi i ‘çmendur’ i Ronaldos, bën tatuazh në shpinë emrin dhe numrin 7 të portugezit
Një tifoz ka treguar admirimin për Cristiano Ronaldon duke bërë tatuazh emrin dhe numrin e tij.
Ronaldo është një nga sportistët më të mëdhenj në botë dhe ka një numër të madh fanash në mbarë botën, shkruan Periskopi.
Parthiban nga India e do aq shumë 37-vjeçarin, saqë e ka bërë një tatuazh në shpinë emrin e tij dhe numrin 7’të.
Vetë Ronaldo nuk ka pasur kurrë asnjë tatuazh dhe është raportuar se ai nuk e bën një të tillë pasi dhuron gjak rregullisht.
Por Parthiban mendon se duhej të bënte përpjekje ekstreme për të shprehur adhurimin e tij dhe zbuloi se qau kur Portugalia u eliminua nga Kupa e Botës.
“Unë jam një tifoz i madh i Ronaldos, më pëlqen qëndrimi i tij dhe puna e tij e palodhur”, tha ai për Newsflash.
“Edhe ai vinte nga një familje e shtresës së mesme dhe unë mund të lidhem me të.
“Ai e bëri vendin e tij krenar dhe e bëri Portugalinë një vend të njohur në mbarë botën. Ai nuk ka zakone të këqija. Këto cilësi dhe karakteri i tij më bënë një fans të tij”, tha ai.