Nadal pas eliminimit nga Australian Open: “Jam i thyer mendërisht”

Nadal pas eliminimit nga Australian Open: “Jam i thyer mendërisht”

Rafael Nadal u eliminua në raundin e dytë të Australian Open, pasi luajti i lënduar rreth gjysmën e takimit ndaj amerikanit Mackenzie McDonald, i cili fitoi me 4-6, 4-6 dhe 5-7.

Në fund, tenisti spanjoll tha se nuk i kishte shkuar në mendje të dorëzohej, pavarësisht dëmtimit.

“Nuk e pyeta fizioterapistin nëse duhet ta lë ndeshjen sepse e njoh trupin tim. Unë jam mjaft i rritur për të marrë vendimet e mia. Nuk doja të dorëzohesha sepse mbroja titullin. Ajo që bëra ishte të përpiqesha të vazhdoja pa e lënduar më tej veten. Por unë mezi vrapoja”, sqaroi ai.“Nuk mund të them që nuk jam i thyer mendërisht sepse do të gënjej. Mund të vij këtu dhe të them se po shkoj pozitivisht, por nuk do ta bëj këtë tani. Është një ditë e vështirë dhe e pranoj sepse duhet të vazhdojmë. Në nivel sportiv, kupa mbushet”, tha ai duke folur për dëmtimin.

Shpërndaje në: