Pique dhe sulmi ndaj Shakirës, që askush nuk e vuri re. Mesazhi i koduar në targën e Twingo
Përdor një lule kur dëshiron të lumturosh një femër, fol me heshtjen pasi ajo të largohet nga ty. Të paktën kjo e fundit mund të jetë strategjia e përdorur nga Gerard Piqué për t’iu përgjigjur ish-partneres, Shakira, e cila po fiton çmime rekord me këngën e saj të fundit ‘Music Sessions #53’.
Një mënyrë për të fituar para nga tradhtia dhe fundi i lidhjes së gjatë me ish-futbollistin e Barcelonës dhe Spanjës. Target i vargjeve “helmuese” të shkruara nga artistja kolumbiane ishte Pique, së bashku me të dashurën e tij të re Clara Chia Marti.
Pique nga ana e tij nuk qëndroi duarkryq. Kështu ai u shfaq në timonin e një Twingo dhe tregoi një orë Casio, markat e përmendura në këngën e saj nga Shakira (duke i krahasuar me Ferrarin dhe Rolex).
Një video e ish-mbrojtësit Blaugrana së bashku me një Twingo shpejt u bë “virale” në TikTok, ku dikush vëren një detaj të anashkaluar deri më tani. Një ‘thumb’ i tij në fakt do të fshihej në targën ‘2511MDJ’, e cila mund të ‘përkthehet’ në spanjisht në shprehjen ‘il 25 novembre Me Dejò’, dmth ’25 nëntor, ai më la’.
Në fakt, kjo është pikërisht data në të cilën Shakira vendosi të largohej nga Barcelona me fëmijët që kishte nga Pique për t’u transferuar në Miami. Një rastësi? Duke parë shprehjen e qeshur dhe të lumtur të Piqué në video, dyshimi është i ligjshëm…/noa.al/