Trajneri i njohur pritet të marrë drejtimin e Meksikës
Federata Meksikane e Futbollit është ende duke kërkuar për pasardhësin e Gerardo Martinos, i cili u largua nga kombëtarja pas Botërorit zhgënjyes në Katar.
Sipas raportimeve nga mediet meksikane me shumë mundësi trajneri i ri do të jetë Marcelo Bielsa, pasi mes alternativave të mundshme ai është i preferuari i drejtuesve të Federatës.
Argjentinasi ka punuar në Meksikë në të kaluarën, duke udhëhequr Atlasin, ndërsa tashmë mund të rikthehet si drejtuesi i Kombëtares.