Goditi portierin e Arsenalit, tifozi i Tottenham do të gjykohet me 17 shkurt

Goditi portierin e Arsenalit, tifozi i Tottenham do të gjykohet me 17 shkurt

Anglezi Joseph Watts, 35 vjeç, do të gjykohet në gjykatë më 17 shkurt të këtij viti, ku do të përgjigjet për sulmin ndaj Aaron Ramsdale, portierit të Arsenalit.

Kjo gjë ndodhi pas përfundimit të ndeshjes mes Tottenham dhe Arsenal.

Këtë të martë, Policia Metropolitane e Londrës konfirmoi se kishte identifikuar personin përgjegjës për incidentin, i cili ndodhi menjëherë pas përfundimit të takimit, dhe datën e seancës së gjykimit në Gjykatën e Highbury.

Watts erdhi nga tribuna e tifozëve të ‘spurs’ në një zonë më afër fushës, të cilën ai e pushtoi, hodhi një shkelm drejt Ramsdale dhe u largua.

Shpërndaje në: