Ky është biznismeni i njohur i bashkohet garës për blerjen e Manchester United
Sir Jim Ratcliffe ka hyrë në garë për të blerë Manchester United. Klubi i “Old Trafford” u nxor në shitje nga familja Glazers në nëntor.
The Times garanton se Ratcliffe ka konfirmuar se dëshiron të marrë komandën e gjigantit anglez. Një zëdhënës i biznesmenit tha: “Kemi hyrë zyrtarisht në proces”. Megjithatë, po dalin informacione se manjati anglez nuk do të jetë vetëm, pasi për klubin anglez janë të interesuar edhe biznesmenë nga Shtetet e Bashkuara, Lindja e Mesme dhe Azia.
Ofertat formale pritet të mbërrijnë në fillim të shkurtit dhe synimi do të jetë që ndryshimi i pronësisë të bëhet në fund të sezonit aktual.
Familja Glazers kërkon një shumë mbi pesë miliardë paund (5.7 miliardë euro). Ratcliffe, një tifoz i përjetshëm i United, kishte shfaqur interes për klubin që nga vera e kaluar. Pasuria e tij vlerësohet në rreth 15 miliardë euro.