Piers Morgan: Shpresoj që Ten Hag të ulet në gjunjë dhe t’i kërkojë falje Ronaldos

Piers Morgan: Shpresoj që Ten Hag të ulet në gjunjë dhe t’i kërkojë falje Ronaldos

Piers Morgan, autori i intervistës kontroverse me Cristiano Ronaldon, nëntorin e kaluar, e cila do të përfundonte duke diktuar largimin e portugezit nga Manchester United, vazhdon të vendosë përgjegjësinë në çdo rast te Erik ten Hag, trajneri i “Djajve të Kuq”.

Dhe as rezultatet e mira të skuadrës pas largimit të sulmuesit portugez duket se nuk e bëjnë Piers Morgan të ndryshojë mendje.

“Epo, do ta shohim të dielën e ardhshme (pas ndeshjes së Arsenalit me Man. United, për Premier League). I kam parë të gjitha ndeshjet e Man. United, ka fituar, ka pasur një rezultat të mirë kundër Man. City, por është shumë herët për të lëshuar ‘raketa’. Kur Arsenali të bëhet kampion dhe Man. United do të jetë prapa, shpresoj që Ten Hag të ulet në gjunjë dhe t’i kërkojë falje Ronaldos për mungesën e respektit që ka treguar”, tha prezantuesi britanik në radio talkSPORT.

Shpërndaje në: