Roma planifikon kontratë të re për Dybala

Roma planifikon kontratë të re për Dybala

Paulo Dybala po dëshmon që ishte një marrëveshje e mirë në Romë dhe klubi raportohet se është duke punuar në një kontratë të re për fituesin e Botërorit 2022

Sulmuesi 29 vjeçar argjentinas i dha fund lidhjes shtatë vjeçare me Juventusin në verë dhe ju bashkua Giallorossi si transfer i lirë, duke nënshkruar kontratë tri vjeçare me klubin. Pavarësisht së në fillim kishte një problem lëndimi në kofshë, starti i Dybalasë të Roma ka shkuar mirë dhe ai ka shënuar 13 gola në 16 ndeshje këtë sezon.

Siç raporton Calciomercato.com, Roma po shiqon ta aktivizojë një klauzolë në kontratën ekzistuese të Dubala, e cila do t’ia rriste pagesën dhe ta largonte klauzolën e lirimit të tij.

Sulmuesi argjentinas për momentin fiton 4.2 milionë neto në sezon dhe rritja do të ishte deri në 6 milionë, e mjaftueshme që t’ia largojë klauzolën e tij të momentit. Kontrata e tanishme e Dybalasë lejon atë që të largohet nga Roma për 12 milionë euro për një klub jashtë Italisë apo 20 milionë për një klub të Italisë.

Të gjitha palët duhet të pajtohen dhe kjo do të merr pak kohë, thekson raporti. Dybala është i lumtur me Romën dhe dëshiron që të jetë në planet e ardhshme të Friedkins për klubin, ashtu si edhe trajneri Jose Mourinho. Palët pritet që të takohen në mars për të diskutuar projektin e Romës dhe çfarë planesh kanë ata për të ardhmen.

Shpërndaje në: