Superkompjuteri parashikon fituesin e Premierligës, Arsenali dhe City në garë të ngushtë
Superkompjuteri ka parashikuar fituesin e remierligës dhe padyshim se zgjodhi Arsenalin, kjo për arritjet e fundit që kishte në ligë.
Por, sipas tij Arsenali dhe Man City do të përballen me një garë të ngusht deri në fund e si triumfues do të jenë ‘Topçinjtë’, shkruan Periskopi.
Nga tabela e paraqitur shihet se deri në fund të sezonit Arsenali do të jetë në vendin e pare kur do të grumbullojë plotë 89 pikë, kurse menjëherë pas tij vjen City me 81 pikë.
Ndërkaq, sipas rënditjes Tottenhami dhe Liverpooli do të mbesin jashtë Ligës së Kampionëve pasi do të ndodhen në pozitat 6 dhe 7.