Laporta për triumfin e Barçës: “Jam shumë i lumtur, shumë mirënjohës për lojtarët“
Joan Laporta udhëtoi drejt Riadit së bashku me pjesën tjetër të drejtuesve të Barçës për të parë fazën finale të Superkupës së Spanjës që përfundoi në duart e klubit të Barcelonës falë fitores 3-1 ndaj Real Madridit.
Presidenti i FC Barcelona ishte shumë i lumtur me ekipin. Ai foli për mediat e klubit gjatë fluturimit për në Barcelonë dhe këto ishin fjalët e tij falënderuese: “Jam shumë i lumtur, shumë mirënjohës për lojtarët, stafin stërvitor, tifozët që kanë ardhur, bordin e drejtorëve, për të gjithë punëtorët e Barçës që kanë ardhur për të shijuar këtë Superkupë”.
Laporta ka rrëfyer se e konsideron këtë titull si një kthesë për skuadrën që nuk kishte fituar titull prej më shumë se një viti.